Prej filmave me lepuj, dhe ndër filmat më dëshpërues të Illumination në veçanti, është filmi “Hop.”
Karakteri kryesor, E.B. – Lepuri i Pashkëve (Easter Bunny), vendos të braktisë ishullin e Pashkëve dhe urdhrat e babit të tij, dhe të ndjekë karrierën e një daullxhie në Hollywood!
Rrugës për aty, ai goditet nga Fredi, i cili po bën kujdestari në shtëpinë e shefit të së motrës pasi prindërit e kanë dëbuar nga shtëpia për shkak të përtacisë.
Në mes këtyre, njeri dhe lepur, nis një miqësi e pazakontë (ashiqare) derisa të dy do të provojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin në arritjen e ëndrrave të tyre.
Russell Brand, që atëherë ishte i popullarizuar, zëron lepurin, ndërkohë James Marsden, të cilin jeta do ta ndjekë me kësisoj karaktere të animuara përkrah tij edhe në këtë dekadë, luan rolin e Fred.
Është një film që ndoshta i përshtatet trendit të atyre viteve me emisionet për talente, aktorët e përzgjedhur, dhe tentimet për të manovruar me teknologji në një mënyrë më inovative që në fakt, për disa ka kundër-efekt.
Prandaj, sot, “Hop” mbetet një film nën-mesatar, që megjithatë mund t’i pëlqejë fëmijëve apo… nejse, edhe tipave si Fredi që nganjëherë “flasin me lepuj,” kur janë në “qejf!”. Nota personale: 2/5
