Iron Man (2008)

Iron Man (2008)

Filmi i parë në universin e Marvelit ka lënë edhe njërën nga citatet më të sakta për paqen.

“Paqja nënkupton të kesh shkopin më të madh se tjetri.”

Ndonëse të gjithë e mbajmë në mend atë fjalinë tjetër legjendare, që e bën Toni Stark çfarë edhe është, plot karizëm dhe i parezervë.

Këtë rol askush nuk do ta portretizonte më mirë se Robert Downey Jr., i cili mund të lavdërohet për faktin që është katalizatori kryesor i suksesit të MCU-së dhe miliardave që sollën krejt ato faza të filmave me super-heronj.

Po të shohim historinë para tij, vërejmë disa tituj dëshpërues si komercial ashtu edhe kreativ.

Pos aktrimit të Robert Downey Jr., i cili sot feston ditëlindjen e 60, merita të mëdha për këtë sukses të Iron Man i takojnë edhe regjisorit Jon Favreau, i cili pos regjisë për Iron Man, ka qenë edhe në mesin e producentëve të titujve më të suksesshëm të Marvel dhe serive të Star Wars.

Favreau e RDJ janë kombinim i shkëlqyeshëm, dhe kjo shihet edhe në ato skena që i kanë bashkë para kamerave, e pas kamerave vërehet një harmoni me mimikën dhe monologët e RDJ dhe kamerës, që nga rënia e bombës së Stark Industries, te transformimi i tij në shpellë.

“Iron Man,” mbetet i nënvlerësuar për rëndësinë që ka edhe në MCU edhe si film për superheronj duke i dhënë një qasje tjetër këtij zhanri të filmave, një trajtim më komik, më të lehtë, larg zymtësisë, e cila personalisht më pëlqen, te DC.

Robert Downy Jr., dhe Jon Favreau, kombinim i përkryer për një histori interesante të “njeriut hekur,” që e bën “Iron Man” filmin më të mirë të trilogjisë. Nota personale: 4/5