Jackpot (2024)

Jackpot (2024)

Në vitin 2030, “The Hunger Games,” në Kaliforni kanë marr një dimension tjetër.

Kushdo që fiton lotarinë, duhet të mbijetojë deri në perëndimin e diellit që të marrë shpërblimin e madh, i cili kësaj radhe është mbi 3 miliardë dollarë. Por, kushdo që ka humbur, dhe arrin të vrasë fituesin e t’i marrë tiketën, mund ta nxjerrë shpërblimin deri në të njëjtën kohë.

Ky “fat,” ndjek Kejtin, e cila paqëllimshëm fiton lotarinë, por tash i duhet mbrojtja, e për këtë i vjen në ndihmë Noeli. Awkwafina dhe John Cena në rolet e këtyre dy karaktereve bëjnë atë që bëjnë më së miri – një aktrim që nuk mund të merret serioz, sikurse edhe vetë filmi, derisa të dy provojnë të bëhen serioz vetëm sipërfaqësisht, sepse e dinë që ashiqare nuk munden më shumë.

Është një film plot aksion, e që nuk shitet si i tillë sepse tema nuk është aksion. Është një lloj komedie që shumicës nuk mund t’u pëlqejë, pos fansave të 17 herë kampionit të botës, të padukshmit, John Cena.

E xhonsinën e preferoj në komedi sepse aksioni ashiqare i ka mbetur në dekadën e kaluar. Jackpot nuk është krejt komedi. Nota personale: 2/5