A e keni parë në filmat e viteve 1950-1960ta në lidhje me “Perëndimin e Egër” sa të lumtura janë familjet që jetojnë në fermë, larg civilizimit? Nuk i pyet askush për sekretin e jetës së lumtur, por të gjithë e dimë – mungesa e fqinjëve.
Për shkak të një fqinji të këtillë, me të cilin duhet të dallohet në gjithçka, Arnolldi, që në këtë film luan rolin e Hauardit, duhet të krahasohet me fqinjin e tij, Tedin, portretizuar nga i mahnitshmi Phil Hartman.
Gjatë festave, Hauardi, i cili mungon shumë kohë nga familja për shkak të punës që i duhet të jetë më i mirë se komshia, i premton të birit se do t’ia gjejë lodrën e preferuar të tij. Por, si zakonisht, kur të gjitha dyqanet mbyllen, ai duhet të shkojë në limite për të realizuar premtimin e tij.
Është një film mesatar festash, klasik veç për aktrimin e Arnold Schwarzenegger për të cilin duket një projekt lehtësues pas të gjitha që i bënte në mesin e viteve 90ta.
Për ata që kanë fqinjë mburravecë, është një shfryrje e mirë në kohë festash. Nota personale: 3/5

