John Wick (2014)

John Wick (2014)

Krejt çfarë njeriu do është të jetojë një jetë të qetë, larg shoqërisë, me ata që do, qoftë njeri a kafshë.

Kur kjo rehati i prishet një vrasësi të famshëm, tash në pension, dhe pa asgjë për të humbur, atëherë kiameti është asgjë nga ajo që do të bëjë ai, në këtë rast, Xhon Uik.

Dhe Xhon Uik nuk falë, e mjerë ata që nuk e dinë këtë!

Në mesin e këtyre janë një grup i gangsterëve rusë të cilit i marrin më të vlefshmen që i ka mbetur nga kjo jetë, dhe kjo e shtynë Xhonin t’i kthehet botës së tij, nëntokës, ku do të shohë fytyra të njohura nga e kaluara e tij, të cilët tash do t’i vënë pamjet fjalëve që kishin dëgjuar për Xhonin.

Filmi është si një rilindje e zhanrit aksion, me një koreografi e regji fenomenale që shkëlqen në çdo sekuencë, duke të kujtuar më të mirën e këtij zhanri, veçse tash të lustruar me një fotografi edhe më të bukur dhe një teknologji të avancuar në realizimin teknik.

Aktrimi i Keanu Reeves është i përkryer me një paraqitje që pos pjesës fizike edhe më shumë shkëlqen në aspektin emocionale duke e mishëruar aktorin me karakterin në fjalë që rezulton me një performancë shumë origjinale.

Michael Nyqvist, Alfie Allen, Willem Dafoe, Ian McShane, e Adrianne Palicki me Bridget Moynahan vijnë në rolet dytësore, por ashiqare, si nga titulli si nga vetë filmi, është karakteri i Xhon Uik që dominon në çdo aspekt filmin.

Është fillimi i një serie filmash që do të ndryshonin zhanrin aksion, e që do të krijonin një fanbazë që do të përfshihej në këtë univers i cili do të zgjerohej edhe me filma tjerë spinoff e edhe seriale.

Aksion i përkryer modern. Nota personale: 5/5