Një film i mrekullueshëm mund të dalë lehtë, ia qëllon një herë.
Hajde edhe për së dyti mundesh t’ia qëllosh, me pak nafakë.
Po edhe i treti me të dalë po aq i mirë se të dy të parët është goxha problem, edhe haset te shumë pak trilogji – veç ato më të mëdhatë si LOTR a Star Wars.
John Wick e bën këtë, edhe ndoshta për fajin e regjisorit i cili ka qenë “stunt” për pjesën më të madhe të karrierës së tij. Kjo ndoshta i ndihmon atij të ndreq për mrekulli si këndet e kamerës edhe më shumë lëvizjet e aktorëve duke e bërë kapitullin e tretë të Xhon Uik edhe ma të “trentë.”
Historia veç çka thellohet më shumë, por vazhdon të mbajë të njëjtin nivel, pa e tepruar me ngjarje, me sjelljen e karaktereve të reja në rolet kryesore. Megjithatë, sa e bën të duket si një finale e historisë së Xhonit, prurja e karaktereve pra, aq e bën si një parapërgatitje për finale zhvillimi i ngjarjeve, historitë të cilat disi mbeten pakrye në fund. Vetëm kjo mund të na prish nervat.
Por, më e mira e krejt filmave të kësaj serie është që të jep pak histori, dhe pastaj mahnitesh me atë për të cilën vjen, aksionin, rrahjet, duelet, të cilat në këtë film përshkallëzohen edhe në “shoqërues” jonjerëzor.
Është sikur mësuesi të japë 10 minuta shpjegim, edhe pastaj 30 minuta përforcim – edhe kjo pjesë të kënaqë, fund e krye. Tekefundit për këto duelet me grushte e me armë jemi këtu.
Keanu Reeves futet në mesin e legjendave definitivisht mas këtij filmi, e Laurence Fishburne me Ian McShane kryejnë punën e tyre si zakonisht, derisa prurjet e reja i ndihmojnë zhvillimit të ngjarjes aq sa duhet.
Ndoshta në nivelin të kaluarit, por megjithatë, i mrekullueshëm. Nota personale: 5/5

