A ka ma mirë se pas “Cobra Kai” të vazhdohet seria e filmave të Karate Kid që nga filmi i fundit me Hillary Swank në vitin 1994.
Kthimi në ekran të madh i filmave të djalit të karatesë është një kombinim i përkryer i të gjithë faktorëve që e bëjnë një film të bukur – historia, shtjellimi i saj, aktorët, dhe në këtë rast, rrahjet, ndonëse…
Por, pas sezonit të fundit të “Cobra Kai” ky film mbetet pak mbrapa për nga cilësia për shkak se nuk ka aq shumë rrahje sa në sezonin e fundit të serisë.
Pas një hyrjeje që tregon për origjinën e Hanit, karakterit të Jackie Chan, ne kalojmë në Pekin ku në mesin e nxënësve të tij është edhe Li Fong. Megjithatë, ai stërvit fshehtas nga nëna e tij, mjeke, e cila po zhvendoset në Nju Jork.
Arsyen për urrejtjen e këtij sporti dhe zhvendosjes i mësojmë gjatë filmit, si dhe detaje tjera. Në rolin e nënës së Lisë është Ming-Na Wen, agjentja Melisa nga Marvel’s Agents of SHIELD edhe zëri i Mulanit.
Me t’u zhvendosur në Nju Jork, Li Fong zihet me djemtë lokalë, dhe në mes të kësaj është Brea Bree e “The Goldbergs,” dhe babai i saj, një karateist i pensionuar, i cili merr Li Fongun si mësues për të paguar disa borxhe.
Pra, kemi një histori të kundërt – një i ri mëson një të vjetër, dhe është ky i fundit që do të rrihet, boks. Dhe kjo është vetëm pjesa e parë e filmit.
E dyta bëhet edhe më interesante, të rikujton filmat dhe serinë, dhe krejt universin dhe nuancën që ka Karate Kid. Megjithatë, te rrahjet ka më shumë poezi se aksion të them, jo në plot kuptimin e fjalës, por kemi “ngadalësime,” kemi pak tension, disi nuk e ka ndjenjën e krejt atyre që jemi mësuar t’i shohim, brutalitetin dhe origjinalitetin e meçeve. Sikur të ketë makijazh duken këtu.
Megjithatë, është një ode e mrekullueshme për botën e Karate Kid, dhe mezi pres që të kemi vazhdime tjera, përkundër që porsa përfunduam me Cobra Kai.
Disa adete të fëmijërisë kurrë nuk humben, me gjasë. Nota personale: 4/5

