Shumë më plasin njerëzit që ankohen pse tjerët nuk lëvizin me “ritmin” e tyre, për shembull këta që vesin “pse s’po martohesh?”
Secili prej nesh e ka një rrugë të veten, edhe kur vendos të shoh filmat “Kingsman,” i shikon të gjithë për një javë, edhe mbetet i mahnitur me ta, në vend se të pret 3-4 vite ndërmjet!
Pas ngjarjeve të çmendura në filmin e parë, “Rrethi i Artë,” i Kingsman veç çka shkon edhe disa nivele më tutje drejt perfeksionit të një serie të paparë të filmave britanikë.
Kemi prurje të reja dhe shtrirje drejt Amerikës, me Channing Tatum dhe gjithmonë të mrekullueshmen Julianne Moore, si krye-antagonistja në këtë film!
Pasi i mbijetojnë sulmit në bazën e tyre, Egsi dhe Hamish nisen drejt Amerikës në kërkim të ndihmës e drejt Popites. Në këtë rrugë, befasi të shumta ma presin, me paraqitje të emrave si Jeff Bridges, Pedro Pascal, e Halle Berry.
Dhe me krejt këta kemi edhe paraqitjen më “burrërore” në film të Elton John i cili si një karakter dytësor kurrë nuk ka qenë më i inkuadruar në aksion të një filmi.
E për fund, momenti i kishës nga filmi i parë këtu zhvendoset në xhungël, në skenën që më pas është theksuar si “skena me të cilën kanë qarë burrat,” përfshirë Eltonin! Supozoj!
“The Golden Circle,” veç çka e bën serinë Kingsman edhe më të dashur, dhe tash me përvojën e filmit të parë, me rehatinë e suksesit nga ai, personat para e pas kamerës bëjnë një punë fenomenale. Nota personale: 5/5

