A keni parë disa llogari të çifteve në Facebook kur shikoni dhe filloni të hamendësoni nëse njëri nga ta ka probleme serioze me sy?
Një çift i tillë janë Seth Rogen dhe Katherine Heigl, të cilët vijnë në karaktere të ndryshme në njërën nga komeditë më të “çoroditura” të viteve 2000ta.
Ka qenë një periudhë në pjesën e dytë viteve 2000ta kur një, ta quaj nën-zhanër, i komedisë kishte filluar të popullarizohej, e që kryesisht vinte nga pena e Judd Apatow, i cili vendoste veten pas e familje para kamerave.
Te “Knocked Up,” Ben (Rogen) është një djalë i ri i papjekur, me shoqëri të ngjashme që shijojnë jetën me ahengje, pije e substanca, e ideja e tyre për punë është themelimi i një uebfaqeje që tregon se në cilin moment të cilit film cila aktore shfaq pjesët e saja intime!
Në anën tjetër, Allison (Heigl) është një gazetare e cila fiton rolin e saj të ëndrrave, për të cilin del në festë bashkë me shoqen e saj, Debin (Leslie Mann) ku takon Benin dhe Xhejsonin (Jason Segel). Dy muaj pas këtij ahengu, Allison duhet t’i tregojë Benit për pasojat e asaj nate, dhe siç e thotë edhe titulli, tash “fëmija duhet të rritë fëmijë.”
Ato çka pasojnë janë momente komike që mbështeten në papjekurinë e Benit për të qenë baba, dallimet me Allisonin, dhe reagimet e rrethit së të dyve në këtë periudhën e re në jetët e tyre.
Është komedi për të humbur kohë, që më shumë të bën të shkundësh kokën me budallallëqet e ngjarjeve se sa me ndonjë moment vërtet komik e të këndshëm. Nota personale (sot): 2/5 (atëherë 3/5)

