Si koncept, sjellja e një supeheroi më ndryshe, si për nga fuqia si për nga etnia do të duhej të ishte e mirëseardhur, por me këtë film ia kanë huq në shumë aspekte.

Së pari, filmi bëhet lëmsh duke provuar të shtjellojë shumë ngjarje në 2 orë e që më mirë do të dilte si një mini-seri. Duke bërë gabim, që nuk është i rrallë në film, filmi del si i ngutshëm dhe me kalime aq të shpejta e të shpeshta sa që harron ngjarjen e parafundit.

Pak a shumë edhe aktorët në rolet kryesore nuk janë aq bindës, nuk gjejnë mënyrë për të na afruar, e edhe antagonistët disi nuk kanë motiv aq të madh për çfarë bëjnë, e për të arritur këtë bëhet edhe një lëmsh tjetër që e bën bërllok filmin.

Aktrimi i Aaron Taylor-Johnson ndoshta është më i përshtatshëm si një gjuetar dhe mbret i mbretit, por në fund del të jetë një version inferior i tarzanit.

Njëri prej filmave më të dobët për superheronj a çfarëdo që ishte Kraveni. Nota personale: 1/5