Filmi i katërt Kung Fu Panda humb magjinë, edhe sikur shërben si dëshmi që nuk është dashur të bëhet, aq më pak me krejt kushtet dhe rrethanat që kanë paraprirë atë.
Ulje e buxhetit, paqartësi rreth formatit, dhe ajo që nuk më ka pëlqyer fare – shtimi i zërave të rinj vetëm e vetëm që ta bëjnë filmin, gjoja se, më relevant për botën e Kung Fu Panda, për të përmbushur atë që i thuhet politika e korrektësisë si dhe disa emra që emetojnë negativitet qysh andej ekranit si i ashtuquajturi Mr. Beast – kanë qenë arsye për të ulur pritjet për një finale jo aq të pëlqyeshme.
Këto mënjanë filmi megjithatë arrin të ruajë veten, thelbin që ka në vete, me pesëshen themelore që kthehen në rolet e tyre, zhvillimin e mëtejmë të karakterit të Po-së i cili më në fund e quan veten ashtu siç e quajmë të gjithë, dhe animacionet që gjithmonë kanë qenë në nivel.
Por, megjithatë duket si një special televiziv, më i shkurtër se të kaluarit, disi i bërë sikur shkel e shko për të përmbyllur historinë e Po-së, dhe universin e dashur për shumë prej neve.
Këtu Po ngrihet në detyrë, rehaton familjen, dhe përballet përsëri me një antagonist i cili sigurisht që është më i lehtë për Po-në me zhvillimin e tij, tash në rolin e liderit suprem.
Filmi është i mirë, por nuk përçon ato emocionet e tre filmave të parë, dhe duket sikur të jetë bërë për të mos i mbetur merak as filmbërësve as shikuesve. Nota personale: 3/5

