Ndoshta filmi me më së shumti aksion për xhandarmërinë e Saint-Tropez e gjen Krushon tash të martuar duke jetuar si beg.

Por kjo jetë i është bërë e mërzitshme pasi ka nevojë për gjallëri, aksion. Këtë nuk ja largon as mbrojtja e avancuar teknologjike e oborrit të gruas së tij, viktima e parë e së cilës janë shefi Zherom dhe gruaja e tij.

Këta dy vijnë për vizitë te Krusho, i cili tash jeton në pallat me Zhozefën, dhe ka një dhomë të fshehtë me kujtime nga vitet e punës, para se pensioni t’i ndante ata.

Nuk vonon shumë kohë, të gjithë mblidhen te Krusho, pos Fugasit i cili ka humbur kujtesën.

Të pensionuar, dhe pa të drejtën të veshin uniformën, kolegët mendojnë që për t’i rikthyer kujtesën Fugasit është mirë të vishen përsëri me uniforma dhe të ribëjnë aksionet e së kaluarës.

Kjo nuk funksionon duke shtyrë xhandarët t’i futen ndjekjes së nudistëve, udhëtimeve të rrezikshme me motrat e nderit, dhe për befasi, me fëmijë të cilët po provojnë të lansojnë një armë nukleare.

Kjo është pjesa më e këndshme dhe më e “çartë” e filmit. Në tentim për të parandaluar këtë plan të fëmijëve, skuadra futet edhe në kazermë ushtarake, provon t’u ikë xhandarëve të rinj në qytet, dhe mbi të gjitha, të parandalojnë armën nukleare.

Është i çuditshëm deri në limit të imagjinatës, ashtu si ajo me jashtëtokësorët që në fakt pason këtë film në seri. Pos se këtu ka shumë më tepër aksion e angazhim të xhandarëve të cilët janë në krye të detyrës, ndonëse në pension. Nota personale: 4/5