Little Siberia (2025)

Little Siberia (2025)

A ju ka marr malli me kqyr filma finlandez?

As mua, ama në Netflix s’ka pas shumë opsione të mira këto javë! Por, një film për një katund në Finlandë, i mbuluar nga bora, ku bie një meteor i vogël, në plan të parë duket si një film i lehtë, sidomos nëse kupton finlandishten.

Sigurisht që e kam kqyr me titra, disa momente edhe me dublim anglisht, ndonëse dublimi ia humb shijen filmave. Por edhe filmi nuk është kushedi çka.

Përqendrohet rreth një prifti, jeta e të cilit ndryshon kur bie një meteorit në katund, gjë që shtyn një pjesë të shqyrtojnë mundësinë spirituale të kësaj ngjarje, e tjerët atë financiare.

Si veteran i luftës në Afganistan, ai vendos të bëjë rojë për meteoritin që është në madhësi të një guri të vogël, por gjërat shkojnë mbrapsht, kur zbulohen sekrete edhe nga jeta e tij, të cilat sfidojnë besimin dhe vet jetën e tij.

Është një dramë nga komedia, përzier edhe me triler në pjesë. Mund t’ju kujtojë Fargon, dhe përshtatet për fansat e komedive e filmave të Evropës Veriore. Megjithatë, për shumicën, që e kanë listën e filmave për të shikuar të gjatë, nuk ia vlen.

Aktrimi është në nivel, skenari i lirë, i lehtë. Nota personale: 2/5