Nëse doni diçka si Nobody e Everything Everywhere All at Once, pa ndonjë skenar, me histori që devijon mes dy ekstremeve ashtu si dhuna gjatë këtij filmi, atëherë “Love Hurts” mund të jetë një opsion i mirë.
Ke Huy Quan, Uejmondi i Everything Everywhere All at Once është një agjent i patundshmërive, i cili një ditë sheh që afishet e tija nëpër qytet fillojnë të marrin formë tjetër.
Ky është një mesazh nga vëllai i tij, i përzier në nëntokën kriminele, i cili kërkon një borxh nga i vëllai.
Kjo ndjekje përzien edhe një karakter të ri, atë të Ariane DeBose, dhe disa karaktere dytësore që vijnë kryesisht për të rrahura, të cilat shpesh devijojnë në ekstreme të papritura, e besa edhe të panevojshme.
Pra, është një film për ata që duan të shohin rrahje, pa u lodhur për skenarin a gjithçka tjetër. Nota personale: 2/5

