Love & Other Drugs (2010)

Shitja shkon me të lindur, edhe këtë aftësi për të shitur gjithçka e ka Xhejmi, i cili punon në një dyqan të pajisjeve elektronike, nga ku dëbohet.

Si delja e zezë e familjes, Xhejmi vendos të angazhohet në një punë të njëmendtë dhe vendos të bëhet promotor barnash, më saktë, i antidepresantëve.

Falë karakterit të tij, ai gjen lehtë rrugën deri te mjekët për të promovuar ilaçet që shet, dhe në njërën nga këto prezantimesh ai takon Megin, një e re e cila vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Ashtu si mund të supozohet nga titulli, filmi ka të bëjë me dashurinë dhe barnat tjera, në ndërlidhjen e tyre që ndryshon nga perceptimi fillestar, të cilin e kam pasur edhe unë, se dashuria konsiderohet si drogë, e jo si ilaç!

Harmonia skenike e Jake Gyllenhaal e Anne Hathaway është fantastike, duke e bërë këtë film një klasik të nënvlerësuar të dramedisë romantike, i veçantë si për nga tema ashtu edhe nga realizimi.

Në rolet dytësore vjen edhe Harvi Spekter, Hank Azaria, e Josh Gad si vëllai i Xhejmit.

Filmi është i shtjelluar goxha mirë, derisa gjithçka mbetet në hije të historisë së filmit që është goxha emocionale duke prekur në themelet e filozofisë së dashurisë si emocion, pavarësisht pretendimeve të karaktereve të ndryshme.

Love & Other Drugs mbetet një rrëfim i pashoq i dashurisë me aktrim të mrekullueshëm të dy aktorëve kryesor, që ndonëse duket si diçka shumë boshe në plan të parë, në thellësi bën një trajtim të dashurisë si rrallë herë më parë. Nota personale: 5/5