Në njërën nga seritë më “ndryshe,” një komedi që thellë në vete përmbante të kaluar jo aq të ndritshme me karaktere jeta e të cilëve ishte më shumë komike nga krejt torturat e së kaluarës, zhvillimi i karakterit të Boni Planket, nga episodi i parë deri në fund është ndoshta nga më të mirët në komedi së fundmi.

Sidomos në komeditë e Chuck Lorre.

Aktrimi i Allisson Janney si një nënë e keqe, e cila shpesh duket më fëmijë se fëmija e saj, ishte aq i përsosur sa me meritë i siguri dy çmime Emmy për punën e saj në Mom.

Kjo seri, ndër të fundit të mira në televizionin linear amerikan, trajton jetën e Kristit, të portretizuar nga Anna Farris, në rolin e një nëne vetushqyese që provon të rehatojë jetën, fillimisht si kameriere, kundrejt një burri teveqel dhe një nëne që më shumë sjell probleme se përkrahje.

Me të gjitha të zezat të trashëguara nga nëna e saj, Kristi provon ta mbajë larg nënën dhe historinë që vjen me atë, por del të jetë më ndryshe, që edhe Boni nuk është shumë më ndryshe se ajo, dhe ka bërë gjithçka që bën edhe Kristi.

E në krejt këtë histori jo aq komike, të dyja gjejnë humorin, i cili megjithatë vjen kryesisht nga veprimet të pazakonta të Bonit, të cilat janë brutale dhe pa filtër.

Disa nga momentet më të “çarta”  të Bonit mund të themi se është kur lexon listën e të gjitha të këqijave që ia ka bërë ish-it të saj, që nga një moment shtangimi kalon në komedi çuditëse në fund.

Pastaj kemi relacionin e saj me gratë tjera në seri, nga sezonet e fundit, si dhe pjesët me Duajt Shrut i cli këtu vjen si psikolog.

Mbi të gjitha, Boni Pllanket është një nënë që sjell të gjitha të metat e saja në TV, larg një super-nëne që jemi mësuar ta shohim në seriale, një nënë që mbledh të gjithë, dhe kthen gjithçka në rend.

Përkundrazi, Boni është ajo që prish rendin, qetësinë, dhe thyen ligjin nga bizneset e saja të dyshimta deri te veprimet që nuk do t’i shkonin kryetares së lagjes!

Është një nënë që ka përdorur gjithçka që nuk duhet të përdoret, por gjithmonë mundohet të bëjë më të mirën, të jetë më e mira, dhe mund të duket që bën të kundërtën, por thjesht nga fakti që s’mund të jetë një nënë e përkryer, ashtu siç dëshiron Kristi të jetë për vete.

Allison Janney është fenomenale në këtë rol, me një komedi sa me fjalë, edhe më shumë me mimikë, sidomos me gjatësinë e saj natyrale.