Marcio Santos

Marcio Santos

Përkrah Aldairit, legjendës së Romës në vitet 90ta, në Kupën e Botës, përkrah tij, duke lejuar vetëm 3 gola në 7 ndeshje, ishte Marcio Santos, i cili do t’i bashkohej Aldairit në Serie A një vit më vonë, te Fiorentina.

Pos një mbrojtje të pakalueshme, Santos ishte i rrezikshëm edhe në sulm, gjatë ndërprerjeve, dhe këtë e dëshmon goli i tij i shënuar në fitoren ndaj Cameroonit.

Por, historia e tij në këtë Kupë të Botës, në vend të kishte vend në Ekipin e Turneut, mund të ishte ajo e Baggios, pasi Santos ishte braziliani i vetëm që do të humbte penalltinë, menjëherë pasi Baresi e kishte humbur të tijën për Italinë.

Pas paraqitjeve të tija në Kupën e Botës, ai do të kalonte një vit te Fiorentina, pastaj te Ajaxi me gjeneratën e artë në zhvillim, për të vazhduar anembanë botës, deri në Kinë e Bolivi, ku do të pensionohej në vitin 2006.

Ndonëse pa suksese në futbollin ekipor, pos titullit të Holandës me Ajaxin, ai mbetet ndër brazilianët e paktë që ka fituar Kupën e Botës dhe Copa America, të cilën do ta fitonte në vitin 1997.