Gjatë luftërave napoleonike, Kapiteni Xhek Obria me anijen e tij Befasia ndjek anijen franceze Açeron me qëllim për ta zënë dhe shkatërruar.
Krejt kjo ndjekje ndodh larg Britanisë së Madhe dhe Francës, nëpër ujërat e Atlantikut, dhe misioni i Obrit bëhet edhe më i vështirë për shkak se mbetet larg cilësive të anijes franceze.
Ajo që e bën të veçantë këtë film është realizmi që sjellin nga një anë e rrallë e luftës në një front më të pazakontë dhe pothuajse kurrë të mos portretizuar në film me thjeshtësinë që e sjell Peter Weir te “Master and Commander.”
Russell Crowe vjen në rolin kryesor, tashmë i mësuar për të qenë lider nëpër filma të luftërave, nga Maksimusi te Robin Hudi, ndonëse këtu duelet direkte janë më shumë në plan të dytë.
Filmi më shumë përqendrohet te jeta në anije, në hierarkinë e një anije luftarake, shoqërinë mes ekuipazhit, dhe përballjen me armikun e jashtëm dhe të brendshëm.
Paul Bettany vjen në rolin dytësor, si doktor dhe shoku më i ngushtë i Xhekut.
“Master and Commander,” është film kryevepër për fansat e luftërave dhe anijeve, e për neve tjerëve mbetet një film me një temë e realizim të veçantë, në një ambient që vjen ndryshe nga filmat tanë të preferuar, “Piratët e Karaibeve,” te të cilët do të kthehemi pas dy orëve serioziteti në det. Nota personale: 4/5

