Mayday (2026)

Mayday (2026)

Nuk e kam pritur që ky film do të më pëlqente aq shumë, por kishte disa predispozita që të ndodhte kështu.

E para, filmi është i vendosur në fundin e viteve ‘80ta, një periudhë nostalgjike të cilën sigurisht që nuk e mbaj në mend për shkak të moshës, por gjithmonë sjellë njëfarë “ftohtësie” në ekran.

Ftohtë është për Trojin, një pilot amerikan, i cili nuk mund të arrijë te luftanija amerikane pas një misioni në BRSS, dhe rrëzohet në egërsinë sovjetike. Aty ai gjendet nga Nikolai, një ish-oficer i KGB-së dhe fans i Amerikës.

Këtu fillon misioni i shpëtimit, por në vete përmban kthesa të papritura, goxha aksion, aventurë të bukur e të rrezikshme me dëborë dhe lladë, dhe dy nga fytyrat më të mira në film për këso role, Ryan Reynolds dhe Kenneth Branagh.

Të dy kanë një harmoni fantastike në rolet e tyre, e përkrah tyre vijnë edhe Maria Bakalova me rolin e saj të parë serioz pas filmit të dytë për Boratin. John Francis Daley e Jonathan Goldstein vijnë si regjisor e skenarist, duke vazhduar bashkëpunimin pas titujve si Minecraft, Vacation Friends, e Dungeons & Dragons.

“Mayday” është shumë më i mirë se këta filma, me një histori mirë të shtjelluar, të realizuar për mrekulli, me një punë teknike goxha të mirë, e aventura e Branagh dhe Reynolds është arsyeja kryesore për suksesin e filmit. Nota personale: 4/5