Mr. & Mrs Smith (2005)

Mr. & Mrs Smith (2005)

Para kolltukëve në dokumentarët e Netflixit, kemi pasur edhe kolltukët e dy prej yjeve më të mëdha të estradës së Hollywoodit.

Mr. & Mrs. Smith është një film që ka qenë detyrim të bëhej për krejt ata fansa të estradës, të kronikës rozë a qysh i thonë, për fansat e yjeve më shumë se filmit.

Edhe filmi është më shumë paradë e yjeve, përzier me aksion, të shtëna, rrahje, se sa që ka diçka të thellë në vete.

Por, edhe kjo pjesë është goxha mirë e ndërtuar, falë regjisë së Doug Liman, i cili sjell një koreografi të shkëlqyeshme që veçse bën më të çmendur fansat e dy aktorëve në rolet kryesore. Për këtë ishte bërë filmi, dhe këtë ka sjell në ekran, ka plotësuar kërkesat dhe pritjet e të gjithëve.

Prandaj, edhe sot mbetet një film i mirë, i përkryer për fansat e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Për ata që nuk e dinë, Xhon dhe Xhejn Smith janë një çift me jetë të zakonshme, shtëpi të mirë, dhe probleme martesore të vogla si shumica e çifteve, pas 5-6 viteve martesë. Para psikologut ata tregojnë çfarë ka shtyrë te ky largim, monologë që ndërpriten me jetën e tyre profesionale ku të dy janë profesionist në fushën e tyre, që ende mbetet sekret.

Aksion i kënaqshëm, plot energji, me një harmoni skenike të mrekullueshme mes të dyve. Është një film i mirë aksion-romancë. Nota personale: 3/5