Mulan (1998)

Mulan (1998)

Kur hunët pushtojnë Kinën, Perandori thërret nga një burrë prej çdo familje për të luftuar kundër tyre. Në një familje që nuk kishte djalë të ri, Mulan vendos të shtiret si burrë, një ushtar i quajtur Ping, vetëm e vetëm që të shpëtojë të atin e moshuar nga vdekja e sigurt.

Në këtë mision ajo s’do të jetë vetë. Përkrah saj është Mushu, një dragua që shoqëron Mulanin, (apo Mulanen?) në mision për të mbrojtur vendin dhe identitetin e saj të vërtetë.

Jackie Chan vjen në një rol dytësor duke shkëlqyer në çdo version të filmit, e duke u kthyer në njërin nga faktorët kryesorë për suksesin e tij. Por, më e mira e këtij filmi, sa i përket zërave është Eddie Murphy me sensin e tij të humorit në të folur në rolin e Mushus.

Komedia që vjen nga Mushu zbut dhe e bën më të këndshëm rrugëtimin e Mulan drejt misionit të saj për t’u kthyer në një heroinë, e patrembur dhe me plot dhembshuri për tjerët.

Megjithatë, filmi nuk provon të zbusë realitetin e luftës, dhe kjo vërehet nga shumë skena që ndoshta për fëmijë do të shiheshin si pak të rënda. Por, çfarë nuk kemi parë ne këtu në Kosovë në luftë që të na dukej ky film i rëndë? Urojmë që për pasardhësit tanë këto skena, që nuk janë aq bizare, të jenë më e rënda që shohin nga lufta.

Edhe sot, gati 30 vite më pas, Mulan mbetet njëri nga filmat e rrallë të Disney ku karakteri kryesor nuk është princeshë nga lindja a martesa. Prandaj ky film është më i afërt për fëmijët me një imagjinatë më të shëndoshë.  Nota personale: 4/5