Në mesin e veprave të Agatha Christie, vrasjet në rajonin e porsa çliruar nga Perandoria Osmane kanë një shije tjetër, të veçantë të them.

Vrasja në Mesopotami përzien disa karaktere interesante, deri diku origjinale në veprat e saj, përpos kuptohet Hercule Poirot, të cilin vrasja e përcjell gjithkund.

Këtu, arkeologu suedez Dr. Erik është i angazhuar me punë në Hasaniah, në Irak. Bashkë me të është gruaja e tij, Luiza, dhe ndihmësja e saj, infermierja Ejmi. Historia tregohet goxha shumë nga perspektiva e infermieres, bashkë me të cilën edhe lexuesit zbulojnë të kaluarën e Luizës.

Ajo ka qenë e martuar me një gjerman më parë, i akuzuar për spiunazh dhe i dënuar me vdekje. Ndonëse supozohet i vdekur, burri i saj i shkruan letra duke e kërcënuar që do të vritet nëse martohet me dikë tjetër. Pasi merr letër edhe në Mesopotami, dikur ajo edhe gjendet e vdekur.

Tash është koha e Hercule Poirot të hedh dritë mbi vrasjen, të zbulojë motivin, dhe mbi të gjitha vrasësin.

Ky proces, me metodat e tija të zakonshme, dhe nën përshkrimin si gjithmonë mjeshtëror të autores, është ndoshta ndër proceset më interesante të zbërthyera deri në zbulimin e të gjitha pikëpyetjeve të mësipërme.

Prandaj, mund të them se kjo mbetet ndoshta ndër veprat pak më të nënçmuara të Agatha Christie duke mos marr vëmendjen që meriton. Nota personale: 5/5