Scarlett Johansson vjen në rolin e një dadoje për një familje të pasur, jofunksionale në Nju Jork, ku do të kujdeset për të birin e tyre, Grajerin.
Në këtë familje të kapluar nga kaosi, mungesa e komunikimit, dhe mbi të gjitha dashuria e ndërsjellë, Ani-Nani, fillon të vëzhgojë e të hedhë paralele me fushën që ajo preferon ta studiojë – antropologjinë.
Derisa mbetet vetëm vëzhguese e zonjës Aleksandra X dhe lidhjes së saj bashkëshortin, Stan X, Ani lidhet më shumë me djalin e vogël, i cili duket të jetë ai që vuan më së shumti në këtë familje.
Gjithashtu, ajo krijon lidhje në shoqërinë e lartë të Nju Jorkut, sidomos me komshiun, Hajden Harvard Hoti (hottie), duke e bërë ndoshta pjesën më të mirë të filmit. Hajdeni është Chris Evans, dhe kanë një harmoni të mirë me Scarlett Johnassonin në rolet kryesore.
Në rolet e çiftit X vijnë Laura Linney e Paul Giamatti.
Filmi është vetëm për fansat e flaktë të ScarJo edhe Chris Evans. Për tjerët është humbje kohe, pasi është temë e shterur që provon të rizbulohet, por kot. Nota personale: 2/5

