Nonnas (2025)

Nonnas (2025)

Janë të pakrahasueshme kujtimet fëmijërore që i kemi nga gatimet e atyre që na kanë rritur, e që na kanë mësuar të gatuajmë.

Gjithmonë provojmë të gjejmë atë shijen unike, shijen e gatimeve të prindërve tanë në përgatitjet tona, ndonëse sado që mundohemi kjo mbetet si një moment i ngujuar në të kaluarën tonë, të cilin nuk mund ta kthejmë në këtë dimension të ekzistencës.

Nga këto kujtime, Xho Skaravella, rrezikon gjithçka në jetë për të hapur një restorant në të cilin do të përgatiteshin gatimet e fëmijërisë së tij. Për këtë ai angazhon katër gjyshe ose siç i thonë italianët “nona,” që është sinonim i neve të Anamoravës për nënën.

Vince Vaughn vjen në rolin e Xho, në një histori të bazuar në ngjarje të vërtetë, e që në rolet tjera sjell yjet italiano-amerikane të filmit, si dhe Susan Sarandon, Linda Cardellini, e Adriana La Çerva.

Është një dramë e këndshme familjare, sidomos për maniakët e kuzhinës që zgjat gati dy orë. Është në regji të Stephen Chbosky, i njohur së fundmi për filmin “Wonder.”

“Nonnas” është nga ata filmat e ëmbël familjar që të mërzisin për të kaluarën e mrekullueshme, e edhe të bëjnë të uritur, me shanse që do të provoni ndonjë recetë të gjyshes për të përfunduar me sandviç a ndonjë porosi në këtë të diele të vonshme. Nota personale: 4/5