Tërë jetën e pret vajzën e ëndrrave, dhe në momentin kur e gjen dhe gjithçka duket se po shkon mirë, për herë të parë në jetën tënde, ta rrëmbejnë. Edhe atë vjedhësit e bankës/trustit, ku ti punon si asistent!
Kjo i ndodh Nejtit, i cili përndryshe njihet edhe si Novokaina për shkak të një çrregullimi që ka – nuk ndien dhimbje, gjë e ndalon edhe të hajë ushqim të ngurtë nga frika se mund të përtypë vetë gjuhën e tij.
Edhe po, ky ish vërtet një çrregullim, e për këtë çrregullim, Nejt heziton t’i afrohet Sherrit, por në momentin që hap zemrën, banka/trusti ku ai punon sulmohet nga tre persona, të cilët nën kërcënimin se do të lëndojnë Sherrin shtyjnë Novokainën t’u plotësojë kushtet, por megjithatë nuk plotësojnë kushtin e tij – të lirojnë Sherrin.
Jack Quaid, për të cilin tash mësova se është i biri i Meg Ryan dhe Dennis Quaid, e të cilin jemi mësuar ta shohim si Hjui te “The Boys,” luan rolin e Novokainës, që i përshtatet goxha mirë. Sherri është Amber Mindthunder, e njohur si Kerri te “Legion” për ata që shikojnë seriale të mira.
Janë edhe disa emra në rolet dytësore, por që nuk çojnë aq shumë peshë në zhvillimin e histori që ka Novokainën dhe aftësitë e tija të cilat në raste mund t’ju bëjnë t’u turbullohet lukthi nga deformimet në gjymtyrët e tij.
Është një ndjekje, aksion, shumë mirë i realizuar. Aktorët bëjnë punë të mirë, e edhe regjia është në nivel. E vetmja anë negative ato pamjet që dikujt mund t’i pengojnë. Nota personale: 4/5

