Brett Goldstein është njëri nga emrat më të popullarizuar në filma dhe seri së fundmi, dhe rolet e tija te Ted Lasso dhe sidomos Shrinking janë të përkryer!
Krejt këto meritojnë të shpërblehet me një film të tijin, me kë të dojë ai, dhe si të dojë ai, dhe ky film është “Office Romance,” që mund ta shihni në Netflix.
Te ky film, ai kishte kërkuar që Jennifer Lopez të vjen në rolin kryesor ose ndryshe s’bëhet, dhe nuk u bë derisa ajo erdhi në rolin kryesor.
Këto JLo është Xheki, CEO e një kompanie aviacioni, e pashpirt ndaj punëtorëve duke u ndaluar në çfarëdo mënyre të keni lidhje romance apo më të thellë në kompani. Dhe këtu fillon ironia, edhe nga vetë emri i filmit.
Danieli është një avokat britanik i cili merr një rast që ka firma e Xhekit ndaj një kompanie tjetër, me një qasje shumë më ndryshe se Xheki. Kur puna i bashkon, atëherë nuk ka çka i ndan, apo ndoshta ka?!
Është romancë tipike, me pak lustrim aty-këtu për t’u dukur më mirë, dhe në vijë me karrierën e Jennifer Lopez së fundmi – një film aksion, një romcom.
Ky është romcom, është i mirë për të kaluar kohën, për të shijuar këta dy emra, nuk është i gjatë, nuk duket të jetë prekur nga “politika e korrektësisë,” së Netflix, dhe merr një epilog interesant.
Film i lehtë për të çlodhur kokën, apo për të bërë zhurmë në prapavijë. Nota personale: 3/5

