Arsyeja pse do të donit të shikonit këtë film është të shihni transformimin e Jonah Hill i cili tash duket krejt ndryshe, jo vetëm për nga pesha.
Hill bën edhe regjinë e filmit, e edhe luan rolin e një avokati, agjenti, klienti i të cilit po shantazhohet nga dikush i panjohur me publikimin e një videoje nga e kaluara e tij. Klienti i Hill është Keanu Reeves, i cili për të shpëtuar karrierën e tij, pa e ditur se sa e rrezikshme është videoja, niset në mision për të larë mëkatet e së kaluarës.
Në këtë rrugë, ai takon njerëz të ndryshëm nga e kaluara e tij, duke provuar të bëjë çmos, pa e prekur temën me dëshirë, arsyen pse është “këndellur,” dhe kjo është pak a shumë gjithçka që ndodhë në film.
Filmi niset për komedi, preket pak me dramë, edhe nuk dihet qysh vazhdon, edhe nëse e shikoni.
Është ide e mirë, ndoshta, por mungon qartësia e saj. Kështu që mbetet disi i durueshëm vetëm për fansat e flaktë të Jonah Hill, Keanu Reeves, Cameron Diaz, dhe ata që duan ta shohin Martin Scorsesen para kamerave. Përndryshe nuk ia vlen. Nota personale: 1/5

