Palm Springs (2020)

Palm Springs (2020)

“Groundhog Day” njihet si filmi për një burrë të ngujuar në të njëjtën ditë deri të gjejë rrugëdalje, pasi çdo ditë provon kombinimet e ndryshme të veprimeve.

Në një situatë të tillë janë edhe Najlls dhe Sarah të cilët janë në një dasmë, ku si zakonisht emocionet e atyre që janë beqarë zmadhohen në mënyrë joproporcionale duke dërguar te veprime të pamatura me pasoja shpesh edhe fatale.

E ky fatalitet vjen kur nëpër këtë rrethrrotullim kohor këta dy ndiqen nga një shigjetar që pa ndonjë arsye provon t’i vrasë, pa e kthyer filmin në një triler aksion.

Përkundrazi “Palm Springs” është një komedi romantike që prishet nga ai gjahtari.

Është film i lezetshëm falë Andy Sambert e Cristin Miliotit që luajnë dy rolet kryesore e që i japin shije filmit, që në vete ka një skenar i cili me disa ndryshime të papritura dhe minimale e bën këtë film të veçantë, e krejt këto në më pak se 90 minuta e bëjnë një film të këtij zhanri që mbetet i harruar nga shumica.

Një film argëtues, një komedi romantike e lehtë me dy aktorë të lezetshëm, që e bën njërën nga filmat më të nënvlerësuar të këtij zhanri. Nota personale: 4/5