Peter Rabbit 2 (2021)

Peter Rabbit 2 (2021)

Ndonëse pa freskinë e filmit të parë, vazhdimi i historisë së Peter Rabbit, tash me Tomasin dhe Benë të martuar, është goxha interesant, ndoshta edhe më i mirë se paraardhësi.

Filmi fillon furishëm me dasmën e të dyve dhe çmendurinë e Peterit para se të t’i kthehet realitetit. Është kjo armiqësia që Peteri dhe lepujt kanë me Tomasin, ndonëse tash në anën e tyre, që e bën filmin interesant.

Aktrimi si zakonisht është në nivel nga aktorët kryesorë – Rose Byrne e Domhnall Gleeson –  e edhe zëri i karaktereve të kafshëve nuk mbetet mbrapa. Historia duket më e zgjeruar, më e komplikuar ndoshta për më të rinjtë që shikojnë këtë film, por për neve të rriturve në fakt e bën ma të pasur, me më shumë aksion që sikur përfshinë të gjithë heronjtë britanik të filmit.

Pak e tepërt ka qenë kthimi nga një film me lepuj në një film me krejt kopshtin zoologjik, dhe kjo dëmton pak edhe historinë dhe shtjellimin e saj.

Ndoshta meritonim një vazhdim të tretë të Peter Rabbit, një film që do t’i ngjante më shumë të parit se një adaptim “live-action,” në stilin e Disney. Nota personale: 3/5