“Simpatiku” ishte njëri nga portierët më atraktiv të viteve 80ta e 90ta, dhe shtylla e tretë në portën belge, përkundër disa veprimeve e intervenimeve të tija ekcentrike që do të mund të shkonin në anën negative shumë lehtë.
Në Kupën e Botës së vitit 1986, në atë aventurën mbresëlënëse të Belgjikës, Jean-Marie Pfaff ishte portieri që jepte shtytje dhe zemër për skuadrën falë intervenimeve të tija bravoroze.
Në çerekfinale, pasi mbrojti gjithçka gjatë ndeshjes së rregullt dhe vazhdimeve kundër Spanjës, ai kuptoi edhe penalltinë e Olayas për të kaluar në gjysmëfinale.
E në gjysmëfinale, Pfaff ishte muri përballë Maradonës duke i lejuar të shënonte vetëm dy herë që ishte rreth pesëfish më pak se që do të mund të kishte shënuar i pandalshmi.
Pjesën më të rëndësishme të karrierës ekipore do ta kalonte në Bayernin e Mynihut, me të cilët do të fitonte tre tituj të Bundesligës dhe dy Kupa të Gjermanisë ndonëse do të debutonte me autogol për “bavarezët.”
Pas pensionimit, simpatiku do të vazhdonte të ishte prezent në sytë e belgëve, kryesisht për shkak të reality-show të tij “De Pfaffs”, një version belg i Kardashianëve, veçse fillimi ishte pa ndonjë kasetë eksplicite.

