Planet of the Apes (1968)

Planet of the Apes (1968)

Tre astronautë zgjohen nga hibernimi në udhëtimin e tyre me vite-drite. Anija e tyre kozmike pas defekteve rrëzohet në një liqe në një planet të panjohur, i llogaritur 300 vite-drite larg nga sistemi ynë diellor, e data shënon 25 nëntor i vitit 3978, apo 2006 vite pas nisjes së tyre në vitin 1972.

Pasi udhëtojnë nëpër ambiente të ndryshme të këtij planeti, ata takojnë njerëzit që kanë humbur të folurit, e pas pak zihen peng nga shimpanze të avancuara në nivelin e njeriut.

Në atë që mund të shihet si një histori goxha filozofike me idenë se në një vend larg nga sistemi ynë diellor mund të ekzistojë një histori e kundërt me atë që gjendet në tokë, ku njeriu në vend të testuesit është i testuari në laborator dhe peng i atyre që i mban peng në këtë botë, ky film mund të vlerësohet si diçka inovative për atë periudhë të dominuar nga eksplorimi hapësinor dhe gara për në qiell.

Charlton Heston është në rolin kryesor me Linda Hamilton, James Whitmore, e Kim Hunter në rolet kryesore, që pos një aktrimi të shkëlqyeshëm duhet të falënderojnë edhe departamentin e kostumeve e makijazhit.

E krejt kjo histori, e shtjelluar aq mirë që e bën filmit të duket ndoshta edhe më i shkurtër se që duhej të ishte, kryhet me njërën nga finalet më të mira në histori të filmit. Nota personale: 5/5