Kur shpëtojnë tre fëmijë nga një zjarr në pyll, tre zjarrfikësit duhet të kujdesen për fëmijët deri të vijnë prindërit a kujdestarët e tyre. Derisa presin këta, ata duhet të bëjnë të përshtatshme për fëmijë zyrat e zjarrfikësve, që nuk janë fare të përshtatshme për fëmijë.
John Cena, vjen në rolin kryesor si udhëheqës i repartit të këtij divizioni të zjarrfikësve, ku vetë është rritur si i biri i shefit të ndjerë. Keegan-Michael Key, e John Leguizamo vijnë në rolet e kolegëve të tij.
Është njëri nga filmat ndoshta më emocional të John Cena, i cili sfidon të kaluarën me të tashmen duke provuar të kujdeset përkohësisht për fëmijët, për të cilën punë nuk ka haber.
Ngjarja vetëm sa shkon e bëhet më e këndshme, më emocionale, dhe kjo e bën këtë film të veçantë dhe larg filmave të tjerë të Cenas. Është më shumë film familjar se sa nga ato komeditë e zakonshme ku Cena bën disa dallavere të dukshme e “të padukshme” (veç fansat e tij e kuptojnë këtë referencë), e të cilët më pëlqejnë më shumë se sa John Cena në një rol pak më serioz si ky.
Nuk është që filmi nuk ka çaste komike, por është një zhanër më tjetër i komedisë, që e bën filmi më familjar e më dramatik. Nota personale: 4/5

