Ose siç është origjinali, “Köyden Indim Sehire” tregon historinë që të gjithë ne që kemi pasur mësues para lufte e kemi dëgjuar.

Një herë, një baba mblodhi fëmijët përreth dhe u tha se kishte fshehur një qyp me lira në arë. Kështu, fëmijët e tij lëruan e punuan arën pa nda në kërkim të qypit, por nuk gjetën qyp. E derisa ata kërkonin duke lëruar, qypi mbushen me lira falë punës së tij. Pastaj, ata e kuptuan çfarë kishte dashur të thoshte babai.

Por, historia në filmin e Ertem Egilmez është më ndryshe.

Një ditë Safeti është duke shtyrë plugun derisa Hajreti, Himeti, e Gajreti janë duke ndihmuar. Me t’u “koçitur,” plugu, vëllezërit fillojnë t’i bërtasin Safetit, por në fakt ata gjejnë qypin me lira.

Dhe tash, lindin problemet se çfarë të bëjnë me të. Së pari betohen t’u mos u tregojnë grave, por secili e ka një plan në vete. Pas shumë peripecive, ata vendosin atë që vendos çdo kosovar që ka shitur tokë pas lufte – të blejnë banesë në Prishtinë!

Por, katër vëllezërit janë pak ma të kujdesshëm dhe vendosin mos të zbulojnë sekretin te një akraba i tyre në Stamboll, derisa provojnë të ruajnë lirat.

Njëra ndër komeditë më të mira e më të thella turke flet për injorancën dhe paditurinë e popullit turk të dyndur drejt qyteteve, si dhe hipokrizinë e lidhjeve familjare deri te ajo vëllazërore.

E si për ironi, filmat turq, e edhe krejt populli turk me adetet e tyre deshëm a nuk deshëm ngjajnë shumë me ne, dhe atë jo për të mirë. E them këtë si dikush që ka lidhje prindërore me të dy popujt, prandaj s’ka diskriminim a ofendim në këtë shkrim a tjerat!

Njëkohësisht, filmi mbledh yjet e kinematografisë turke nisur nga Kemal Sunali, Shabani jonë, te Halit Akçatepe, Metin Akpinar, e Zeki Alasya që edhe është skenarist i këtij filmi.

Köyden Indim Sehire, është një komedi thumbuese prej më të mirave nga kinematografia turke. Nota personale: 5/5