Wall-E, por film artistik, jo i animuar, dhe me Ryan Gosling në rolin kryesor.
Nejse, më saktë, mund ta quajmë si një kombinim mes “Passengers” dhe “Wall-E,” me të përfunduar si një film krejt i ri, dhe i mirë.
Është viti 2032 dhe Ryan Gosling është një mësues i biologjisë në një shkollë fillore, i cili përzgjidhet në mesin e një grupi shkencëtarësh për të mësuar shkaktari pas një anomalie që ka filluar të shtjerr diellin duke kërcënuar zhdukjen e sojit tonë.
Këto fakte i mësojmë pak më thellë në film, pasi Doktor Rajllandi zgjohet në një anije kozmike ku ka qenë në komë bashkë me një pjesë të ekuipazhit me të cilin janë nisur në hapësirë për të shpëtuar Tokën.
Regjia vjen nga Phil Lord & Christopher Miller të cilët kanë bërë regjinë e “21 e 22 Jump Street”, skenari nga Drew Goddard i “The Martian,” dhe kinematografia nga Greig Fraser (Dune, The Batman).
Goxha një pjesë e madhe zhvillohet brenda anijes kozmike që është pak një ambient i zymtë, i errët, i kotë, dhe pastaj kthehemi mbrapa në kohë për të mësuar rrugën deri te ajo hipje në anijen kozmike, jo me plot kuptimin e fjalës.
Ka edhe lëvizje para në kohë, dhe dikur kjo kotësi fillon të marrë një formë e një zhurmë që e bën filmin e mirë, interesant, por deri aty, e edhe pastaj, prapë, është shumë e mundimshme për të arritur.
E vetmja mënyrë për të shijuar këtë film është nëse jeni fans i Ryan Goslingut, i cili zotëron çdo skenë me sharmin dhe humorin e tij, ashtu siç di të bëjë ai në filmat që i merr mbi supe.
Pjesa e dytë e filmit është goxha e mirë, e ëmbël, por sakrifica për të arritur te kjo pjesë është goxha e madhe sa që ia humb shijen.
Pra, është një ekip i mirë, një ide inovative, mirë e realizuar, por asgjë e veçantë, dhe larg një klasiku për filmat hapësinor. Nota personale: 3/5

