Rafael Marquez

Rafael Marquez

Ashiqare lojtari më i njohur meksikan i gjeneratave të reja, i njohur si Kaiseri i Miçoakanit, njihet edhe si mbrojtësi më i mirë meksikanë, dhe jo vetëm.

Me 21 vite si pjesëtar i rregullt i kombëtares së Meksikës, me gati 150 ndeshje, nga viti 1997 deri në vitin 2018, Rafa Marquez luajti në çdo Kupë të Botës nga viti 2002 deri në vitin 2018, duke qenë kapiten në secilin prej tyre.

Lidershipi i tij në kombëtare u vërejt qysh në vitin 1999 kur ishte udhëheqës i mbrojtjes meksikane në rrugë drejt titullit të Kupës së Konfederatave.

Ai do të bëhej edhe meksikani i radhës që do të shënonte tri herë në Kupa të Botës, përkundër se ishte qendërmbrojtës duke i shënuar Argjentinës në vitin 2006, Afrikës Jugore në vitin 2010, dhe në vitin 2014 kundër Kroacisë.

Ndonëse pa medalje në Kupën e Botës, ai do të ngrinte dy herë Kupën e Artë në vitin 2003 e vitin 2011, dhe do të luante finalen e Copa America në vitin 2001.

Me Barcelonën, ai do të krijonte imazhi ne pashlyeshëm duke fituar dy Liga të Kampionëve, katër La Liga, dhe gjashtëshen e vitit 2009 nën Pep Guardiolën.

Para Barcelonës, ai ishte mbrojtësi më i mirë në Ligue 1 në vitin 2000 kur fitonte titullin me Monacon.

Pas Barcelonës, ai do të kthehej në vendlindje ku do të fitonte tituj me Club Leon, e do të përfundonte karrierën aty ku e kishte nisur, në Atlas.

Pas karrierës, ai kishte vazhduar të jetë i përfshirë në futboll, edhe si asistent për Meksikën, për të cilët kishte debutuar në vitin 1997, aksidentalisht kur trajneri i atëhershëm kishte menduar se ka ftuar bashkëlojtarin e tij, Cesar Marquez, por Rafa ishte shfaqur aq mirë sa që trajneri kishte vazhduar me të.