Red One (2024)

Red One (2024)

Kur babadimri kidnapohet, shefi i sigurimit të tij duhet të bashkëpunojë me një haker për të shpëtuar plakun dhe festat.

Pse e kush e ka kidnapuar babadimri, si do ta gjejnë, si përzihet një njeri në krejt këtë mesele, janë sekrete që do të zbulohen përgjatë dy orëve të përziera me krijesa nga më të ndryshmet, duke sjell një botë të re fantastike, ndoshta më komplekse se që duhej të ishte, sidomos për gjeneratat më të reja.

Kjo “risi” në këtë zhanër të filmave festiv me plotë krijesa të reja, e disa goxha komike në raste, ka qenë ana më e mirë e këtij filmi.

Edhe kastingu duket me vend – Dwayne Johnson është kreu i sigurimit, Chris Evans është hakeri, dhe më në fund Kiernan Shipka nxjerr atë ligësinë që e shtypte te “Mad Men.”

J.K. Simmons nuk më ka pëlqyer në rolin e babadimrit, dhe jo pse nuk bën punë të mirë, a diçka, ngjashëm si ajo historia personale e hakerit, Xhekut.

Larg të qenit klasik festash, “Red One,” mbetet një film që dëshironi të përzieni festat me aksion dhe fantazi, por të cilin zor që do të doni ta shihni për së dyti, apo edhe ta përfundoni për së pari. Nota personale: 2/5