Red River (1948)

Pasi ndahet nga kolona që nisen nga Mizuri për në Kaliforni, Tomas Danson me të arritur pak mbi Teksas, vendos të ndahet nga tjerët dhe bashkë me Grutin të gjejnë vendin e tyre.

Kjo bëhet me të arritur te Lumi i Kuq. Aty Dansoni vendos se është toka e tij deri ku i sheh syri.

Kjo nuk zgjat shumë pasi me të rënë nata sulmohen nga indianët e me të zbardhë dita bëhen tre me ardhjen e Metit, një tinejxher i humbur pasi ka mbijetuar sulmin e indianëve në kolonën e vagonëve.

Derisa bën planin për të zhvilluar fermën e tij në dekadën e ardhshme, Dansoni do të ketë armiq të rinj, të jashtëm e të brendshëm, nostalgji për Nadinën, e befasi në të ardhmen.

John Wayne vjen në një aventurë epike që e bën këtë film të Howard Hawks ndër më të mirët e zhanrit uestern në lidhje me shtrirjen drejt Perëndimit të Egër.

Nuk është klasik me të shtëna e përballje me indianët e meksikanët, sa është një histori familjare, shokësh, një peizazh nga ëndrra e hershme amerikane, me një skenar të shkëlqyeshëm që sjell intriga e të papritura, me një histori të përthekuar në mënyrë të përkryer.

Montgomery Clift vjen në rolin e Matit të rritur, e Gruti është ndoshta aktori më i përshtatshëm për role dytësore, Walter Brennan.

Është klasik uestern, pa ngjyra, me John Wayne në njërin nga shumë rolet e tija të mahnitshme. Nota personale: 5/5