Pas ndodhive në “Empire Strikes Back,” disi dihej pak a shumë se në çfarë drejtimi do të lëvizte finalja e trilogjisë origjinale të Luftës së Yjeve.

Kohështrirja e filmit është e përkryer nga pjesa fillestare në kërkim të Hanit deri te skenat finale dhe ato që i paraprijnë asaj. Mbi të gjitha, disa skena, ndonëse vijojnë për disa minuta me dialog minimal, arrijnë të ndërtojnë atë “përgatitjen” për ato që do të ndodhin më pastaj duke e bërë këtë filmin edhe më të mirë.

Kjo ndihmon në një finale të denjë që na kënaqë të gjithë fansave mesatar të këtij universi.

Ndonëse ka shumë skena të paqarta, prapë nuk arrin atë ngazëllimin e filmit paraprak për shkak se këtu pos te rasti i “deathstar” rezultati i skenave tjera të paqarta është në një nivel më të ultë.

Kjo ndoshta është arsyeja pse e shoh mbrapa “Empire Strikes Back,” por megjithëkëtë nuk i humb jehonën finales që është e përkryer, për dallim nga shumë finalet e viteve të fundit.

Pjesa teknike është fenomenale, dialogu mjeshtëror, e lum ata që e kqyrin për të parën herë. Nota personale: 5/5