Sezoni i nëntë i Rick & Morty disi më është dukur më i mirë se i kaluari, ndoshta inspiruar mu nga ky zhgënjim.
Disi pritjet kanë qenë më të vogla, dhe përqafimi i realitetit të një serie të animuar me multivers që hyn në sezonin e nëntë, ka ndihmuar në kënaqësinë solide që ka ofruar ky sezon.
Është çmenduri të presim diçka të re në zhvillimin e historisë së përgjithshme të gjyshit e nipit, ndonëse jo që ka pasur ndonjëherë një dedikim aq të madh në këtë drejtim.
Prandaj, mënyra më e mirë për të shijuar këto episodet e sezoneve të fundit është të përqendrohemi në një episod të vetëm, pa provuar të bëjmë një lidhje.
Disa episode janë më të mira, disa janë më të dobëta, dhe pastaj disa janë të lodhshme, ricikluese.
Kjo shpërputhje mes cilësisë së episodeve është ajo që zhgënjen ndoshta fansat e hershëm, por prapë, ka gjëra të bukura.
Edhe këtë sezon kemi Rikun që e urren veten deri në atë masë që koka lufton trupin në atë që është njëri nga episodet më të mira të sezonit, e gjashta, Eirckerhead. Sigurisht një pjesë e episodeve si temë kanë thumbimin e titujve të njohur si Kill Bill e Planet of the Apes, e disa të tjera janë meh.
Karakteret tjera kanë mjaft kohë, edhe episode, përfshirë edhe finalen që është ndoshta në nivel që jemi mësuar të shohim episodet e kësaj serie.
Në përgjithësi, sezon mesatar, me disa momente të mira, por edhe disa episode të lodhshme. Nota personale: 3/5

