Nga gjithçka që ka bërë në jetë John Cena, të qenit i padukshëm ka qenë kryevepra e tij!
I padukshëm është edhe Riki Staniki, miku i tre shokëve, të cilin të tre e kanë krijuar për të nxjerrë veten nga situata të zorshme, që nga fëmijëria deri kur janë bërë prindër.
Rrena i ka këmbët e shkurtra, ndonëse nganjëherë vonon 20 vite për të parë dritën, ashtu si gratë e treshes së shokëve që duan të njohin më në fund Riki Stanikin.
Karakteri i Rikit gjallërohet nga John Cena, i cili bën një punë fenomenale duke sjell shumë momente komike dhe serioze, që mahnitin si karakteret tjera në film, si neve shikuesve.
Është aktrimi i John Cenas që e bën këtë njërën prej komedive më të mira të vitit, dhe ndoshta ndër filmat më të veçantë të tij. Është një karakter që para të gjithëve tjerëve që ka luajtur Cena meriton një film të dytë.
Në rolet tjera vijnë Zac Efron si njëri ndër tre shokët, William H. Macy, e edhe Jeff Ross i cili njihet si “roastmaster” më shumë se aktor.
Por, si tema, si gjithçka tjetër mbetet në hije të performancës së John Cena, i cili barti vetëm këtë film mbi supe. Nota personale: 4/5

