Ma “flamuj-kuq” se fansat e “sporteve” luftarake ekstreme mund të jenë vetëm ata që garojnë në këto sporte. Dhe bandat e motoçiklistëve, që gjithashtu janë pjesë e këtij filmi.
Por, si gjithçka në jetë, jo të gjithë janë njësoj, dhe i tillë është Dalltoni, një ish-luftëtar i UFC-së, i cili tash larg sportit, merr punën e një roje sigurimi në një lokal që ka filluar të joshë persona problematikë.
E problemet vetëm sa vijnë e shtohen kur mësohet se ky lokal i zë udhën një pasaniku, i cili vendos ta angazhojë armikun kryesor të Dalltonit, Noksin, i cili portretizohet nga Conor McGregor.
Lajmet për këtë të fundit vetëm sa dëshmojnë ato që thashë në paragrafin e parë.
Si armik i karakterit të Jake Gyllenhaal, i dëshmuar në këto role të një luftëtari sportiv, McGregor, si krejt tjerët, veç çka dëshmojnë që filmi është për Jake Gyllenhaal, i cili lë të gjithë në plan të dytë.
Falë aktrimit, po më shumë edhe falë realizimit të Doug Liman, i njohur për punën në filmat e këtij zhanri, “Road House” përmbush të gjitha pritjet që do të keni para fillimit të filmit.
Të rrahura, aksion, triler, edhe një rrëfim mirë të shtjelluar. Nuk mbetet mbrapa as vizualisht, duke u kompletuar si njëri ndër filmat më të mirë të vitit. Nota personale: 4/5
