Roman Holiday (1953)

Roman Holiday (1953)

Në atë që mund të jetë inspirim për filmat e Hallmarkut, Audrey Hepburn shkëlqen si yll mbretëror kur në rolin e një princeshe shëtit kryeqytetet evropiane në udhëtimin e saj bamirësie.

Por, me të arritur në Romë, ajo vendos të ikën nga ambasada një natë dhe të përjetojë jetën si një qytetare e thjeshtë, e panjohur, për herë të parë.

Gjatë kësaj shëtitjeje nëpër Romë, ajo takon një gazetar amerikan, i lodhur nga puna e tij, i cili duke mos e njohur kush është, i ofron ndihmë dhe përkrahje në shëtitjen e qytetit në një aventurë të këndshme.

Audrey Hepburn është në rolin e Anës, dhe ajo gjithmonë shkëlqen në rolet mbretërore, të një vajzë të ngujuar në një pozitë sociale që nuk i pëlqen, rebele në zemër, e urtë në veprime. Përkrah asaj në rolin e gazetarit është Gregory Peck, me të cilin Audrey ka një harmoni të mirë skenike.

William Wyler bën regjinë e historia është e shkruar nga Dalton Trumbo, duke përfunduar si një film i ëmbël, por sot mund të duket si një temë e stër-shtjelluar, kryesisht falë Hallmarkut, të cilët kanë nga një film televiziv të kësaj teme së paku një herë në stinë.

Filmin edhe më të bukur e bën fakti që është xhiruar në lokacione origjinale nëpër Romë, që e bën për vizitorët e këtij qyteti si një udhëtim në të kaluarën.

Roman Holiday është film i mirë për fansat e këtyre emrave të lartpërmendur, sidomos për Audrey Hepburn, e cila kishte fituar Oskar në këtë rol që ishte ndër të parët madhor në Hollywood. Nota personale: 3/5