Në filmin që e bëri Jackie Chan-in yll ndërkombëtar, ai si polic nga Hong Kongu vjen mysafir i dajës/axhës Bill në dasmën e tij me Uitnin, të cilën ai e ka njoftuar në supermarketin, të cilin tash që po rehatohet po ia shet një gruaje të re, Elenës.

Detyra e Jackie Chan, këtu i quajtur Ma Hon Keung, është që të shijojë dasmën, por qysh në natën e parë ai kapet me bandën e motoçiklistëve, të cilët si hakmarrje e sulmojnë supermarketin, dhe më pas e lënë për të vdekur, por një person i ri shfaqet për ta ndihmuar, dhe kështu fillojnë problemet e reja për Ma.

“Rumble in the Bronx” është ndër filmat më “jackie-chan” të bërë ndonjëherë.

Është film i tij, pasi e kemi vazhdimisht në skenë, pothuajse, dhe në çdo skenë ai është në krye të detyrës duke rrahur të keqen, në mënyra shpesh komike, në atë kuptim jo qesharake, por të japin një energji pozitive nga habita se nga dalin ato ide dhe si realizohen.

Historia nuk është e dobët, por disi komplikohet dhe nëse përqendrohemi në këtë pjesë të filmit, atëherë mund të mbetemi të pakënaqur dhe të humbim anën më të mirë të filmit – rrahjet dhe stilet e Jackie Chan.

Pra, është film kung-fu, por nëpër Bronks, ku një polic nga Hong-Kongu provon të sjell drejtësinë. Nota personale: 4/5