Sahte Kabadayi (1976)

Sahte Kabadayi (1976)

Shumica e filmave të Kemal Sunal, apo siç e njohim në popull ne që kemi përcjell kanalet turke, Shabani, duhet të përmbajnë në vete një mesazh të thellë mbi atë komedinë sipërfaqësore që e bën popullin të qeshë, të hareshëm, por sa të mbarojë kjo e qeshur, e lidhesh me aktualitetin e atëhershëm turk, fillon të mendosh për dykuptimtin që përçon filmi.

Te ky film, Kemali, që është edhe emri i karakterit kryesor, është një idiot që kalon jetën larg qytetit e botës moderne, përfshirë atë të nëntokës.

Por, kur i vrasin të atin, që është shef i mafisë, atëherë nëpunësit e tij kryesor duhet të gjejnë një zëvendësues të denjë, ose të vendosin Kemalin, të cilin mafia do ta kapërdijë me të parën.

Mirëpo, ndonëse idiot dhe pa ide si të sillet në këtë botë, Kemali ia del të gjejë fatin në rrugën e tij për të mbledhur borxhin e babait, ndonëse në fillim i frikësohet edhe një papagalli.

Është një film me të papritura që të bëjnë të qeshësh, me një komedi sipërfaqësore, që nuk lyp shumë angazhim, me taksirate që çmontojnë kapadaiun më të madh, derisa një mendjelehtë si Kemali del fitues.

E nëse duam të filozofojmë më shumë, atëherë mund të ndërlidhemi me mënyrë si nënçmohen e poshtërohen të vetëquajturit kapadai, mafia, të cilët nuk mund t’i bëjnë ballë një njeriu të “vogël.”

Komedi tipike e Shabanit. Nota personale: 4/5