Scary Movie 2 (2001)

Filmi i dytë i kësaj serie nuk është për fansat e mirëfilltë të filmave horror pasi thumbon shumicën e filmave të njohur të këtij zhanri, nisur nga The Exorcist, The Poltergeist, duke kaluar edhe tek filma të zhanreve tjera si Charlie’s Angels, a Dude Where’s My Car.

Ngjarja fillon disa vite më vonë kur Sindi, Brenda, Rej, dhe Shorti provojnë të adaptohen me jetën studentore, dhe rekrutohen nga një profesor në një eksperiment gjumi. Lokacioni është i çuditshëm, dhe kjo sjell krejt ato që priten nga ky lloj i filmit, por së pari Andy Richter e James Woods dhe të tjerët si hyrje kaotike

Katërshes kryesore në filma – Anna Farris, Regina Hall, dhe Shawn e Marlon Wayans, u bashkohet edhe vëllai i madh i Malkolmit, Chris Masterson, e në rolet tjera janë edhe Tori Spelling e Natasha Lyonne.

Ndonëse filmi i fundit i Wayansëve, të cilëve sikur mua, ky film nuk u ka pëlqyer – atyre për shkak të ngutjes për të bërë një vazhdim, ani pse ishte premtuar ndryshe në filmin e parë, mua për shkak të temës dhe është më shumë thumbim i horrorit se sa komedi në vete.

Ndoshta do t’u pëlqente fansave apo atyre që nuk e duan horrorin, por mua si në mes, jo, për më tepër mendoj që është filmi më i dobët i serisë – nuk ka asgjë për t’u qeshur. Nota personale: 2/5