Aventurat e Sindi Kempbellit vazhdojnë edhe me filmin e katërt, i cili ndonëse nuk është në nivelin e filmit të kaluar, prapë i ka anët e tij të mira dhe mund ta vendosim lirshëm në vendin e dytë në krejt serinë.
Te katërshi kemi njërën ndër skenat më të mira për mua, komunikimin në japonishte mes Sidnit dhe djalit të vogël, që është sa bizar aq edhe racist sot, por për këtë është ky film. Anna Farris me sukses e bart mbi vete pjesën kryesore të filmit.
Një e mirë tjetër e këtij filmi është hapësira që merr karakteri i presidentit i Leslie Nielsen, që është shumë më i dukshëm në ekran se sa në filmin paraprak, ndonëse Charlie Sheen e kryen shkurt.
Edhe një e fundit është harmonia skenike që ka Anthony Anderson me Kevin Hart me diskutimet e tyre të zakonshme.
Filmi vazhdon të ketë referenca nga filma tjerë të kohës, të thumbuara në mënyrë kreative, komike, dhe bukur të shtjelluar për në ekran. David Zucker bën punë të mirë si regjisor.
Pos filmave si War of the Worlds, Saw, The Grudge, filmi ka edhe një thumbim ndaj realitetit me përfshirjen e emrave të njohur të asaj kohe si Shaquille O’Neal dhe Dr. Phil, me të cilët fillon edhe historia si pjesë e filmit Saw.
Në përgjithësi është film i mirë, argëtues, një vazhdim i denjë i filmit të tretë. Nota personale: 3/5

