Scary Movie 6 (2026)

Scary Movie 6 (2026)

Tre filma më vonë, katërshja legjendare ribashkohet për të prodhuar një film të frikshëm që të kujton dyshen origjinale, duke injoruar çdo kufij dhe gjithçka që mund të konsiderohej “ofenduese” për gjeneratat e reja të politikave të korrektësisë.

Ngjarja zhvillohet 26 vite pas krimeve të Ghostface, dhe katërshja origjinale, Sindi, Brenda, Shorti, dhe Rej bashkojnë forcat kur një vrasës i maskuar fillon të sulmojë gjeneratën e re, e që janë fëmijët dhe familjarët e tyre.

Si Wayansët, edhe Anna Faris e Regina Hall bëjnë punë të mirë, ndjellin njëfarë nostalgjie për këtë seri, dhe përshtaten mirë si me historinë, edhe me fytyrat e reja.

Filmi, si zakonisht, thumbon filmat tjerë, bashkë me trendët moderne, pa përjashtuar edhe adetet e reja kulturore, qoftë me një fjali, me një akt, apo me një moment që është prezent pa u përmendur e sjell në plan të parë, por sytë e mprehtë e kuptojnë analogjinë që përmendet.

Në këtë seri thumbimesh përfshihet gjithçka që është bërë pas Scary Movie 5 dhe mbi të gjitha Wayans vijnë pa dorëza, të pafrikshëm për të kapur e çmontuar filmat e njohur si Sinners, The Substance, Weapons, Get Out, Ma, e Longlengs.

Dhe kjo komedi është ajo që kërkojnë shikuesit, prandaj filmi del të jetë edhe sukses komercial, edhe artistik, një kënaqësi për gjeneratat e vjetra që kanë shijuar komedi të tilla. Për gjeneratat e reja mund të duket dëshpërues e edhe ofendues.

Në fund, Scary Movie 6 mbetet një rikthim në thelb të kësaj serie, një thumbim i mirë, por larg ndonjë cilësie të veçantë. Nota personale: 3/5