Nafaka është send i çuditshëm.
E populli thotë që “nafakën duhet me njekë, qysh ta shtysh ti, qashtu livrit.”
Me këtë nuk pajtohen Sara dhe Xhonathani kur ndeshen te një palë dorëza që duan t’i blejnë të dy. Joshja momentale, përkundër që janë në lidhje me persona tjerë, i shtynë të hanë desert ku Sara tregon besimin e saj në fat duke respektuar sinjalet e vogla që i jep jeta, në bazë të cilave ajo merr vendimet në jetë.
Kur jemi te nafaka, shpesh njerëzit thonë se bien ndesh mes kokës dhe zemrës, por gjithmonë vendimet më të mira vijnë prej “lukthit,” ose që i thonë “gut feeling.”
Me t’u ndarë, ata i lënë në dorë fatit që të përcaktojë nëse ata “e kanë të shkruar” të takohen përsëri në jetën e tyre, me ato “sinjalet” me të cilat funksionon Sara që në plan të parë duken të pamundura të ndodhin.
Harmonia skenike e John Cusack edhe Kate Beckinsale është e jashtëzakonshme sa të bënë të dyshosh që njëmend këta janë për njëri-tjetrin. Edhe skenari disi ndjek një trajektore të mirë, por që mund të ishte dhe më e mirë, më e detajuar, më e përpunuar, por duket pak si e ngutshme në fund.
Ngutia është e kundërta e besimit në fat, nafakë, dhe shpesh kjo na shtyn te vendime të gabuara. Por dikur njeriu lodhet nga pritja dhe fati, dhe sipas natyrës së tij “përmutet.”
Ideja e filmit është shumë e mirë, aktrimi i dy aktorëve kryesorë fenomenal, kohëzgjatja e filmit e përkryer, por disi mbetet pak nën potencialin që shfaqin të tre këta faktorë. Megjithatë, është një romancë e këndshme. Nota personale: 4/5

