Snow White (2025)

Snow White (2025)

Filmi që ka bërë shumë bujë, në vete nuk është plotësisht i keq.

Nejse, e vetmja gjë pozitive nga ky film është aktrimi i Rachel Zegler, e cila në rolin e princeshës është e vetmja që ka vesh e zë për muzikë. Këtë e ka dëshmuar edhe në filmat e kaluar.

Filmi është i panevojshëm.

Çdo klasik që “modernizohet” gjithmonë ka ndërhyrje të panevojshme për racë e gjini e iniciativa tjera që nuk duhet të kenë gisht në artin e kreativitetin e njeriut.

Sikurse këto nuk mjaftojnë këtu kemi edhe politikën ku kemi shtrigën mbretëreshë, që për shkak të së kaluarës së saj në forcat ushtarake është e kuptueshme që mban anën e dorasëve të krimeve në të frikshme në historinë e këtij mileniumin.

Në anën tjetër kemi princeshën e cila përkrah të shtypurit e të vrarit për të cilët askush nuk lodhet, e për të cilat qëndrime akuzohet edhe nga producentët e shihet si fajtore e dështimit të filmit.

E filmi, nuk ka dështuar sa është dashur!

Vizualisht është i tmerrshëm, sidomos në portretizimin e shtatë “ndihmësve” të princeshës, e edhe historia është e njohur më, por fundi është kur Gal Gadot fillon të këndojë!

Është mëkat të harxhohet kohë, para, e edhe shkronja në këtë film. Nota personale: 1/5