Konspiracioni më i madh duhet të jetë që sa më shumë shtypen konspiracionet aq më shumë punohet në zbardhjen e tyre duke harruar konspiracionet e vërteta.
Për konspiracione ekziston Maniakë të Konspiracioneve, e për filmat me konspiracione për një tren që udhëton anembanë botës, i quajtur “Snowpiercer,” ku pasagjerët janë të ndarë me klasa, të cilat synojnë të rrënojnë ndasitë dhe shtypjen e proletariatit nga borgjezia, e që në fakt si çdo film është një imitim i jetës dhe konspiracionit në lidhje me vetë ekzistencën dhe qëllimin për ekzistencën tonë mund të shkruajmë këtu.
Në rolin kryesor të këtij filmi, ku krejt ngjarja zhvillohet në tren, Chris Evans, në rolin e Kurtisit, përgatitet për revolucionin që të marrë në dorë timonin e trenit që drejtohet nga një magnat i pasur. Ky revolucion provohet të ndalet nga Ministria Mason, që portretizohet nga Tilda Swinton, e cila si gjithherë është në krye të detyrës së saj, që e bën prej aktoreve më të veçanta në industri.
Si një përzierje zhanresh, e që pasi ka një regjisor si Bong Joon-ho në krye, zbret në një aspekt filozofik, filmi del një vepër e mirë realizuar në atë që mund të konsiderohet si një qasje më ndryshe e zhvillimeve klimatike, të cilat kanë ndikuar në vetë temën e filmit, që sado që më duket utopike, del të jetë e pranuar mirë nga shikuesit, nga vetë fakti që ka edhe një seri me këtë tematikë.
Në fund, “Snowpiercer” mbetet një film i veçantë për nga tema, por jo më i miri sa i përket ambientit ku zhvillohet, ndonëse të gjithë faktorët e filmit janë në nivel, si artistik, si teknik. Nota personale: 3/5

